Murati: Të gjithë ata që kundërshtojnë shkëmbimin e kufijve, duhet të dalin në protestë - Bota Sot
Murati: Të gjithë ata që kundërshtojnë shkëmbimin e kufijve, duhet të dalin në protestë

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Murati: Të gjithë ata që kundërshtojnë shkëmbimin e kufijve, duhet të dalin në protestë

Nga: G.B Më: 24 shtator 2018 Në ora: 20:00
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka thënë se kushdo që e ka kundërshtuar idenë e shkëmbimit apo korrigjimit të kufijve, duhet të dalë në protestë të shtunën, pavarësisht se kush e organizon, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se të gjitha partitë opozitare duhet t’i bashkohen kësaj thirrje dhe të mos arsyetohen se “po faktorizohet Albini”.

Postimi i tij i plotë:

Rreth protestes te se shtunes

Kushdo qe tash e sa kohe e ka kundershtuar idene e shkembimit, korrigjimit apo sido qe quhet aventura e re politike me toka te Kosoves, duhet te dal e te protestoj te shtunen. Nuk ka rendesi aspak se kush e organizon protesten. Kjo nuk do te jete dite e zgjedhjeve. Eshte thjeshte dite ku tregohet vullneti qytetar. Subjektet opozitare do te duhej ti bashkoheshin kesaj thirrje, e jo te arsyetoheshin se "po faktorizohet Albini". Ka me ardhe koha kur do te peshohen veprimet politike te secilit, e do te faktorizohet ai/ajo qe populli do ta vleresoj. Ama, jane arsyetime koti keto qe po i degjojme nga njerezit qe deklarativisht kundershtojne gjithcka, e me veprime jane rigjid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test