Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka folur rreth protestës së Vetëvendosjes, dhe një bashkimi opozitar të mundshëm për rrëzim të Qeverisë.
Limaj ka thënë se opozita nuk mund të bëhet bashkë për shkak se nuk mund të pajtohen në tema mbi interesat partiake.
Ai ka thënë se për ta rrëzuar Qeverinë duhet të ketë përvojë politike dhe bashkim mbi tema serioze.
Limaj i ka kujtuar opozitës se si partia e tij ka nisur mocionin që e rrëzoi Qeverinë Mustafa, duke thënë se një përvoje e tij edhe mund ta arrijë qëllimin
“Opozita nuk ka mund me arrit një konsensus të përbashkët prandaj s’mund të jenë bashkë. Po të nxirrni tre tema të përbashkëta që do ishin mbi interesat partiake, atëherë nuk do ju mungonte bashkëpunimi.
Ne kur e kemi rrëzu qeverinë, kur e kemi ba mocionin, na kemi pas përvojë politike.
Ne e kemi përcjell lidhjen në mes të partnerëve qeveritarë dhe kemi pa marrëdhëniet mas partnerëve dhe kemi pa që janë duke u shkoqur, duke u larguar kemi pa momentin klimën, se njëri nga partnerët do shkëputet dhe koalicioni mund të bije” ka thënë Limaj.