Kosova dhe Kiribati shumë shpejtë do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe do të thellojnë bashkëpunimin në mes dy vendeve.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas takimit me Presidentin e Kiribatit, dr. Taneti Mamau, në margjina të takimeve të shumta bilaterale, që po zhvillohen me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Zhvillova një takim miqësor me Presidentin e Kiribatit, dr. Taneti Mamau. Kiribati ka njohur herët Kosovën. Shumë shpejt do të lidhen edhe marrëdhëniet diplomatike, ndërsa bashkëpunimi dypalësh do të thellohet”, ka thënë numri dy i Qeverisë së Kosovës Pacolli.