Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, i ka bërë një analizë gjendjes aktuale në vend.
Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Kosova ka pësuar shumë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe nga deklaratat e tij.
Deda e ka cilësuar zhvillim shumë të keq edhe largimin nga Kosova të ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili është ankuar se është kërcënuar.
Sipas tij, kjo që ka ndodhur në Kosovë, nuk ngjan në asnjë vend demokratik në Evropë.
Deda po ashtu ka lavdëruar mediat e lira, duke thënë se ato kompensojnë dështimet e udhëheqësve të vendit. Deputeti ka thënë se rol të mirë këtu luan edhe shoqëria civile.