Haradinaj: Kosova e interesuar të arrijë marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Kosova e interesuar të arrijë marrëveshje me Serbinë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:28
Foto nga takimi i kryeministrave të Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, energjinë e saj, e ka të fokusuar në përmbylljen e të gjitha temave të brendshme, që ia mundësojnë Kosovës të hyjë në hartën e BE-së.

Këtë ka thënë Haradinaj se e bëra të qartë gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në kuadër të vizitës sime zyrtare në ShBA.

“Përpara liderëve të rajonit dhe atyre nga vendet europiane theksova se Kosova, si faktor paqeje e stabiliteti dhe e angazhuar për fqinjësi të mirë, është jetësisht e interesuar ta arrijë në afat optimal marrëveshjen ligjërisht obligative me shtetin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të përmbyllë të gjitha reformat në vend”, ka shkruar ai në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat