Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shkumbin Demaliaj, është arrestuar sot për shkak të kërcënimeve publike ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.
Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Vetëm pak minuta pas arrestimi, deputeti i AAK-së, ka shkruar një postim në Facebook, ku ka thënë se asnjëherë nuk do të pranojë “poshtërimin”.
Ai ka thënë se e don UÇK-në dhe vendin e tij, përcjell Bota sot.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
UÇK - ju dua shumë..!!!
Do ta duam gjithmonë vendin tonë..!!
Por kurrë sdo ta pranojmë poshtërimin..!!!
Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve..!!!