Avokati Gashi: Zeka e Demaliaj menduan që janë Haradinaj, kur kërcënuan prokurorin

Aktuale

Avokati Gashi: Zeka e Demaliaj menduan që janë Haradinaj, kur kërcënuan prokurorin

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:45
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se do t’i arrestonte menjëherë pas daljes nga studiot televizive po të ishte prokuror dhe dënonte menjëherë po të ishte gjyqtarë deputetët Milaim Zeka dhe Shkumbin Demaliaj për deklaratat e tyre në drejtim të prokurorëve të shtetit.

Në Zona e Debatit, ai ka deklaruar që sistemi juridik i vendit mund të kritikohet, por jo të flitet me kërcënim për prokurorët, gjyqtarët, apo avokatët, në çfarëdo rasti, veçanërisht jo në deklarime publike.

“Po të isha prokuror të dy deputetët do t’i arrestoja tek shkallët e televizioneve ku kanë folur. Është tjetër duke pirë raki ta kërcënosh prokurorin dhe tjetër drejtpërdrejt në televizion ta kërcënosh prokurorin e Prokurorisë Speciale. Sikur të isha gjyqtar do t’i dënoja të dy, ndërsa si avokat do ta zgjidhja një strategji tjetër. Prokurorët kanë qenë jashtëzakonisht të kërcënuar. Si duket këta dy deputetë kanë menduar që janë Ramush Haradinaj. Ajo çka mund t’i lejohet atij besoj që nuk mund t’i lejohet tjerëve”.

“Unë kam prirje ta kritikoj sistemin juridik, por jo me emra, me qëllim që drejtësia të përmirësohet. Por kur dikush e ndjen veten aq të fuqishëm mendoj që është skandal i përmasave jashtëzakonisht të mëdha. Nuk është fundi i botës të kritikosh, por katastrofë të kërcënosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat