Sejdiu: Mustafa dhe Kurti nuk kanë bashkëpunim të sinqertë, po e bëjnë për tifozët e tyre - Bota Sot
Sejdiu: Mustafa dhe Kurti nuk kanë bashkëpunim të sinqertë, po e bëjnë për tifozët e tyre

Aktuale

Sejdiu: Mustafa dhe Kurti nuk kanë bashkëpunim të sinqertë, po e bëjnë për tifozët e tyre

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:13
Dardan Sejdiu

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se pa një bashkëpunim të sinqertë opozitar nuk mund të rrëzohet qeveria aktuale.

Ai në “Dossier D” ka thënë se edhe pse për momentin PSD-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, ky subjekt ka dhënë nënshkrimet e 12 deputetëve të saj për rrëzimin e qeverisë.

“Neve nuk na konvenojë që zgjedhjet të ndodhin sot, por situata ka degradua. Meqë ka degradua situata ne po ofrohemi të bashkëpunojmë”, tha ai.

“Edhe përkundër smirës së tyre, inateve të tyre, ne po ofrohemi të bashkëpunojmë me LDK-në dhe Vetëvendosjen”.

Sejdiu ka thënë se dy subjektet opozitare LDK dhe Vetëvendosje dëshirojnë ta bëjnë PSD-në inekzistente.

“Ne këtë betejë do ta bëjmë edhe në kuvend edhe jashtë kuvendit, nëse duan bashkëpunim në u ofrojmë bashkëpunim, nëse nuk duan ne do të jemi këtu dhe do të punojmë”, tha ai.

Deputeti opozitar ka thënë se takimet e Mustafës me Kurtin janë sa për të mobilizuar elektoratin e tyre dhe nuk janë të sinqerta.

“Bashkëpunimi i tyre nuk është i sinqertë, takimet po i bëjnë vetëm për të animuar tifozët e tyre. Kjo nuk është rruga e duhur për të ecur përpara”.

Sejdiu ka thënë se PSD është e vetmja parti opozitare që i ka krye detyrat e veta opozitare.

“U kamë thënë subjekteve opozitare në çdo takim, ejani ndërtojmë strategji, se ndryshe nuk rrëzohet kjo qeveri”, tha deputeti Dardan Sejdiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...