Vetëvendosje: Jashtëzakonisht i madh numri i protestuesve

Aktuale

Vetëvendosje: Jashtëzakonisht i madh numri i protestuesve

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:18
Pamje nga protestat

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve janë mbledhur te Biblioteka Kombëtare për të protestuar idenë e korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Jashtëzakonisht i madh numri i protestuesve që janë mbledhur tek Biblioteka Kombëtare për të protestuar kundër pazareve me Serbinë”, shkruan në llogarinë e Vetëvendosjes në Facebook.

Përkundër faktit që protesta është organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, asaj i janë bashkangjitur edhe deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, si dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat