Avokati Dastid Pallaska, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se mungesa e flamurit të Kosovës vërteton se protesta e sotme e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje me e zëvendësu një autokrat me një tjetër.
Pallaska me tej thotë se të dy këta autokratë që i bashkon ideologjia marksist-leniniste shtetin e Kosovës dhe çështjen kombëtare e kanë keqpërdorur vetëm për marrje dhe mbajtje të pushtetit.
Ja postimi i plotë:
Mungesa e flamurit të Kosovës vërteton se protesta e sotme - siç është organizu nga Lëvizja Vetëvendosje - nuk është asgjë më shumë se një përpjekje me e zëvendësu një autokrat me një tjetër.
Të dy këta autokratë - që i bashkon ideologjia marksist-leniniste - shtetin e Kosovës dhe çështjen kombëtare e kanë keq-përdorur vetëm për marrje dhe mbajtje të pushtetit.
Kosova duhet të lirohet nga ta sa më parë.