PSD hapi zyrat në Lipjan

Aktuale

PSD hapi zyrat në Lipjan

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 20:47
PSD hapi zyrat në Lipjan

Kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjitshme Aida Dërguti dhe koordinatori për Lipjan Ardian Olluri; thanë se fillimi i zgjerimit të PSD-së në këtë komunë, është një hap domethënës për mundësinë e zbatimit të politikave të nevojshme socialdemokrate.

"Lipjani, që ballafaqohet me shumë probleme ekzistenciale, si mungesa e ujit të pijshëm dhe të shërbimeve publike; ka domosdoshmëri politikat transformuese që garantojnë qeverisje transparente dhe gjithëpërfshirëse, në shërbim të interesave të shumicës, e cila mbetet e përjashtuar nga pushtetet e korruptuara të pakicës".

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate shprehën se përfshirja e qytetarëve në vendimmarje, përmes një strukture demokratike dhe një programi progresiv, mundëson zhvillimin e Republikës së Kosovës drejt ndërtimit të një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat