Sipas ekspertit të VV-së, kaq persona morrën pjesë në protestë

Aktuale

Sipas ekspertit të VV-së, kaq persona morrën pjesë në protestë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 00:58
Protestat në Prishtinë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit,  Levent Kasëmi, ka publikuar të dhëna për numrin e pjesmarrësve në protestë.

Kasemi në llogarin e tij Istagram pa publikuar të dhëna duke thënë se dje në protestë kishi dalur mbi 62 mijë qytetarë.

Ky është postimi i tij.

“Disa të dhëna shkencore mbi kalkulimin e numrit të pjesëmarrësve në protest:

Duke u bazuar në disa profesorë të Universitetit të Bosforit, egzistojnë metodat për kalkulimin e numrit të pjesëmarrësve nëpër turma.

Njëra prej metodave është metoda e vlerësimit të turmave (crowd size estimation) i profesorit Herbert A. Jacobs. Në literaturë për turmat normale llogaritet një person për një m2, për turma të dendura llogaritet 2 persona për m2, kurse për turmat shumë të dendura llogaritet 4 persona për m2.

Duke u referuar në google map, sipërfaqja ku u zhvillua protesta ka përafërsisht 15515 m2 dhe duke u bazuar në fotografi mund te themi se ka qenë një turmë shumë i dendur atëhere : 15515 X 4 = 62060 Persona. Pra mbi 60 000 persona kanë qenë pjesëmarrës ne protestë.”, ka shkruar Kasemi. Ai po ashtu ka paraquitur edhe refererncat se si i ka llogaritur numrin e pjesmarrësve.

Referencat:
1. Dr Taylan Cemgil profesor ne departamentin e shkencave kompjuterike,
2. Dr. Erkcan Ozcan profesor ne departamentin e fizikes dhe pjesemares ne eksperimentet e CERN
3. Dr. Koray Caliskan profesor i shkencave politike
4. Jacobs method for crowd size estimation (1960,Herbert Jacobs, University of California, Berkeley)
5. http://www.daftlogic.com/projects-google-maps-area-calculat…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat