Veseli anulon vizitën në Britaninë e Madhe

Aktuale

Veseli anulon vizitën në Britaninë e Madhe

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 20:30
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka anuluar një vizitë të tij zyrtare në Britaninë e Madhe. Ai kishte shkuar atje të dielën.

Burime të besueshme të mediave  bëjnë të ditur se Kadri Veseli është kthyer në Kosovë në pasditen e së hënës.

Sipas këtyre burimeve, ai ka fluturuar sot nga Londra drejt Tiranës, nga ku më pas është nisur për në Prishtinë.

Ndërkohë, zyrtarë nga Kabineti i Veselit nuk kanë komentuar rreth këtyre pohimeve.

Veseli kishte udhëtuar të dielën për në Mbretërinë e Bashkuar, ku, me ftesë të Partisë Konservatore, të kryeministres britanike, Theresa May, ishte paraparë të zhvillonte disa takime me udhëheqjen e kësaj partie, njëherësh zyrtarë të lartë britanikë.

Veseli pritej të diskutonte me ta për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, në rrugën e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Veseli ishte ftuar të merrte pjesë edhe në punimet e konventës së Partisë Konservatore, e cila po i zhvillon punimet në Birmingham.

Kreu i PDK’së kishte planifikuar të bisedonte me zyrtarë të lartë nga kjo forcë politike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet PDK’së dhe Partisë Konservatore britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat