Haradinaj: Koincidencë dita e vizitës së Thaçit në Ujman - Bota Sot
Haradinaj: Koincidencë dita e vizitës së Thaçit në Ujman

Aktuale

Haradinaj: Koincidencë dita e vizitës së Thaçit në Ujman

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 20:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e presidentit Hashim Thaçi në Ujman, të shtunën që lamë pas, ditën kur në Prishtinë po protestohej kundër ideve të tij për shkëmbim territoresh.

Sipas tij, presidenti ka realizuar një të drejtë të tij kushtetuese e cila nuk ka diçka kontestuese.

“Koiçidencë dita por nuk shoh diçka kontestuese”, tha Haradinaj në Pressing në T7.

“Përkundër faktit që ishte dita e protestës nuk ka diçka kontestuese. Presidenti mund të vizitojë çdo pjesë të vendit të vetë’, shtoi ai.

Ndërkohë sa i përket protestës së organizuar nga VV kundër korrigjimit të kufijve, Haradinaj ka disa fjalë tjera.

Thotë se nuk do të duhej të mungonin flamujt e shtetit për kufijt e të cilit po protestohej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...