Haradinaj: Nëse ka dallavere, jam për t’i larguar veteranët mashtrues - Bota Sot
Haradinaj: Nëse ka dallavere, jam për t’i larguar veteranët mashtrues

Aktuale

Haradinaj: Nëse ka dallavere, jam për t’i larguar veteranët mashtrues

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 22:36
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri për temën e listave të fryra të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë në emisionin “Pressing”se “nëse ka dallavere, jam për t’i larguar” njerëzit mashtrues.

“S’dua askush ta gëzojë të drejtën që s’i takon”, është shprehur Haradinaj.

“Por, s’do ta mohoj të drejtën e atyre që luftuan”, ka theksuar shefi i ekzekutivit kosovar, dikur komandant i UÇK-së.

“S’mund të më thotë askush s’e kanë qenë shumë në Dukagjin”, ka thënë Haradinaj.

“Lufta në Dukagjin ishte më masive se në çdo zonë tjetër”, ka deklaruar kryeministri i vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...