Anlisti politik, Faton Mehmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar gjendjen në të cilën është duke kaluar koalicioni qeverisës-aktual.
Sipas tij, pasi nuk i ndezi ideja për korrigjim të kufijve, Hashimi po i hakmerret Ramushit me prishje të koalicionit, përcjell “Bota sot”.
“Pasi nuk i ndezi ideja për korrigjim të kufijve, Hashimi po i hakmerret Ramushit me prishje të qeverise...shembja e qeverise ka nisur”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë, së fundi, edhe ministri Besim Beqaj ka ofruar dorëheqjen.
Kujtojmë se, ministri i Inovacionit, Besim Beqaj është i treti që brenda 24 orëve të fundit ka ofruar dorëheqjen nga Qeveria Haradinaj.