“Më në fund, Kosova po bëhet me ushtri”

Aktuale

“Më në fund, Kosova po bëhet me ushtri”

Nga: N. Sh Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:20
FSK-ja

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, thotë se Kosova më ën fund po bëhet me ushtri.

Ajo tregon se ka votuar tre projektligje që i avancojnë kompetencat e funksionimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi ën Facebook, Dërguti pohon se, Forca e Sigurisë së Kosovës, me legjislacionin e ri do të merr rolin e ruajtjes se integritetit territorial të vendit,

“Më në fund, Kosova po bëhet me ushtri :)

Sot, në emër të Partisë Socialdemokrate, votova PËR miratimin në parim të tre projektligjeve që i avancojnë kompetencat, detyrat, organizimin dhe funksionim e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës, me legjislacionin e ri, do të merr rolin e ruajtjes së integritetit territorial të vendit, qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës”, shkruan Aida Dërguti ën Facebook, transmeton gazeta “Bot sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat