Euobserver: Bisedimet Kosovë-Serbi, Bashkimi Europian u shantazhua nga Vuçiq

Aktuale

Euobserver: Bisedimet Kosovë-Serbi, Bashkimi Europian u shantazhua nga Vuçiq

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:22
Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq

Bisedat për idenë e korrigjimit të kufijve mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, del të jetë një zbavitje nga ajo që në të vërtetë po ndodhë.

Madje një gjë të tillë, media online Euobserver po e konsideron shantazh të planifikuar nga Aleksandar Vuçiq ndaj Bashkimit Europian për arsye politike dhe personale të tij.

Ideja për kufijtë që Prishtina t’i jap Beogradit zyrtar pjesë të Veriut të Kosovës, në këmbim të Luginës së Preshevës, sipas artikullit, fillimisht ishte vënë në pah vitin e kaluar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq (ndonëse në disa terma të ndryshëm).

Kjo përfundimisht kishte qëllim t’i jepet fundi i konfliktit të rrezikshëm mes Kosovës e Serbisë, por deklarimet publike të Vuçiqit për paqe, nuk duhet besuar shumë thuhet më tej në storjen e shkruar.

Kur Aleksandar Vuçiq foli për nevojën e Serbisë dhe Kosovës për një konsesus dhe një marrëveshje me kompromise të dhimbshme ajo çka ai në të vërtetë i pati thënë Bashkimit Europian është:

”Nëse ju nuk lejoni anëtarësimin e Serbisë në BE edhe pa njohjen e Pavarësisë së Kosovës, atëherë ne do t’ju detyrojmë ju që të pranoni marrëveshje të reja në lidhje me problemin e Kosovës dhe Bosnjës”.

Zyrtarë të shumtë nga Bashkimi Europian në Bruksel ishin ankuar rreth asaj të cilët ata e quajtën shantazh nga Serbia dhe aleati i saj Rusia.

Aleksandar Vuçiq po ndihmohet nga presidenti rus, Vladimir Putin i cili po kërcënon BE-në me paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor, por për arsye të ndryshme – frika e Moskës që zgjerimi i BE-së do t’i japë fund varësisë së rajonit nga furnizimet me energji ruse dhe të spastrojë ndikimin e saj nga një katror bordi i shahut gjeopolitik.

Në artikull theksohet që edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e luan lojën e shantazhit por sipas artikullit për arsye personale.

Duke u përballur me akuza të mundshme për krime lufte nga tribunali i ri i posaçëm i BE në Hagë, Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij i thonë BE:

“Nëse ju viheni prapa nesh, atëherë do të shihni probleme në veri të Kosovës dhe Preshevë”.

Euobserver shkruan se Vuçiq, Putin dhe Thaçi po përdorin të njëjtat taktika – duke kërcënuar BE-në me paqëndrueshmëri – për arsye të ndryshme strategjike.

E gjithë kjo ka shtyrë Kancelarin e Gjermanisë, Angela Merkel, të flasë kundër marrëveshjes së shkëmbimit të tokës Serbi-Kosovë.

Ajo e bëri këtë, në Berlin më 13 gusht, në një konferencë shtypi me kryeministrin boshnjak, sepse Bosnja – një federatë e brishtë e boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve – mund të jetë domino e parë që bie në një rajon plot konteste kufitare nëse ideja e Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbime territoresh mund të shënonte progres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat