Konjufca: Thaçi mund ta ketë bindur Ramën që me Luginën po bën vetëm taktikë - Bota Sot
Konjufca: Thaçi mund ta ketë bindur Ramën që me Luginën po bën vetëm taktikë

Aktuale

Konjufca: Thaçi mund ta ketë bindur Ramën që me Luginën po bën vetëm taktikë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 21:01
Glauk Konjufca

Heshtja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për debatin për lëvizjen e kufijve të Kosovës, sipas Glauk Konjufcës, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po e ndihmon popullin kosovar.

Sipas tij, kryeministri Rama mund të jetë bindur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se tema e Luginës është veç taktikë e tij.

“Tirana vetëm duhet të kujdeset që mos të bie në kurthin e Serbisë dhe kjo ka qenë gjithmonë tendencë e Serbisë”, ka deklaruar Konjufca .

“Kur u takuam me z. Sali Berisha (ish-kryeministrin), na shpjegoi se vazhdimisht prej qeveritarëve të Serbisë, sa herë që është takuar në forumet rajonale, ata janë munduar ta ulin në tavolinë ku të bëhet ndarja mes Kosovës e Serbisë”.

“Nuk kam parë ndonjë tendencë të kryeministrit shqiptar që është i gatshëm të hyjë në këtë valle por heshtja e tij nuk i kontribuon në heqjen e brengave tona. Nëse do të ishte Rama më i zëshëm sa i përket lëvizjes së kufijve të Kosovës, po të dilte ai e të thoshte që është në interesin jetik që kufiri i Kosovës mos të lëvizë dhe për Shqipërinë, uniteti i Kosovës dhe pacenueshmëria e kufijve të Kosovës, është edhe siguri e Shqipërisë”, ka thënë Konjufca.

“Ndoshta frikësohet se mos po lë ndonjë përshtypje se mund ta dëmtojë miqësinë me presidentin tonë. Mund të jetë që Thaçi e ka bindur që me Luginën po bën vetëm taktikë. Mirëpo do të ishte tepër jonjerëzore të bësh vetëm taktikë me vëllezërit shqiptarë atje. Ndoshta veç e ka bindur Ramën që Kosova ka edhe leva kushtëzuese”.

Konjufca tha që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, provoi që të kishte edhe një takim të drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama mirëpo nuk arriti pasi ky i fundit kishte agjendë të ngjeshur.

Sipas Konjufcës, Kurti bisedoi me të por në forma tjera.

“Kishte agjendë të ngjeshur. Njëjtë nuk ndodhi edhe me politikanët tjerë në Shqipëri. I vetmi që është rezervuar ka qenë kryeministri Rama i cili më shumë ka qenë i kujdesshëm që mos ta dëmtoj me deklaratat e tij presidentin Thaçi”, ka deklaruar Konjufca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...