Pacolli: Putin është burrë i mirë

Aktuale

Pacolli: Putin është burrë i mirë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 23:25
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka vlerësuar si burrë të mirë, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë një interviste në New York, Pacolli ka thënë se populli rus është i mirë, sikurse Putini dhe Rusia një ditë do ta kuptojë se pavarësia e Kosovës, nuk i shkakton askujt dëm.

I pyetur se si e njeh Putinin, Pacolli ka thënë se “E njoh sepse kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për popullin rus dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat