Limaj, i bindur që rezoluta për dialogun e frenon Thaçin - Bota Sot
Limaj, i bindur që rezoluta për dialogun e frenon Thaçin

Aktuale

Limaj, i bindur që rezoluta për dialogun e frenon Thaçin

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:15
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po beson se me miratimin në Parlament të Rezolutës për Dialogun mbyllet përfundimisht mundësia që dikush të flasë e negociojë me Serbinë për kufij e territore. Kryenegociatori i propozuar nga Qeveria për dialog me Serbinë thotë se në dokumentin e propozuar është përfshirë edhe kërkesa e opozitës që askush të mos flasë për territore e kufij, raporton T7.

Rezoluta e koalicionit qeveritarë erdhi edhe sot në vëmendje të krerëve shtetërorë.

Homazhet në Marinë të Skenderajt nuk kaluan pa komentet e çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe zëvendëskryeministër i vendit, Fatmir Limaj, gjatë homazheve të bëra në Drenas dhe në Marinë ka thënë se rezoluta është dokument i nevojshëm për shkak të idesë së presidentit Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...