A është kjo deklarata e Haradinajt që shtyu Thaçin të tregohet kaq i ashpër me të? - Bota Sot
A është kjo deklarata e Haradinajt që shtyu Thaçin të tregohet kaq i ashpër me të?

Aktuale

A është kjo deklarata e Haradinajt që shtyu Thaçin të tregohet kaq i ashpër me të?

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:16
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Në orët e paradites, kryeministri Ramush Haradinaj ‘shprehi ngushëllime për vdekjen e idesë së ndryshimit të kufijve’. Ka vdekur kjo ide dhe për këtë ju shprehi ngushëllimet e mia, tha veç tjerash Haradinaj. A ishte kjo deklarata, që në konferencën e pasditës së presidentit Thaçi, ta bënte këtë të fundit ta cilësojë Haradinajn si një populist që ‘ka nevojë të korrigjojë mendimet e veta’.

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar mesazh të prerë kryeministrit Ramush Haradinaj që t’i ‘korrigjojë’ qëndrimet e tij për dialogun me Serbinë.

Thaçi i ka quajtur deklaratat e Haradinajt ‘si një formë të mirë humori’ të kryeministrit, duke shtuar se ‘ndoshta këtë e bën për karrierë’, mirëpo nuk janë qëndrime që i duhen tani shtetit të Kosovës.

“Kryeministrat ashtu si edhe presidentët shkojnë e vinë, por kryeministrat mund të korrigjohen”, ka thënë Thaçi duke e quajtur populist qëndrimin e Haradinajt për Preshevën.

“Nëse kryeministri nuk pajtohet me bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, pra këtu ka tallje me të gjithë njerëzit e Kosovës që përkrahin këtë. Prandaj është koha që njerëzit të korrigjohen, t’i korrigjojnë mendimet e tyre.”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, Thaçi ka thirrur konferencë për media, ppikërisht pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ‘u shprehë ngushëllime të gjithë atyre që mendojnë për ndryshime kufijsh, pasiqë kjo ide ka vdekur’.

“Ju shprehi ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shprehu të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet … Çështja  e liberalizimit të vizave nuk është keq gjendja iu siguroj që nuk është keq , pra keni kujdes çdo mik që vjen në Prishtinë ne na njofton me vështirësitë që i kemi në proces, por ju siguroj që nuk e kemi ndier një jo diku dhe jam shumë optimist kemi shumë punë, ne sot zhvilluam një takim që i dedikohet krejtësisht kësaj agjende , por jam optimist që do ta marrim para fundit të vitit”, deklaroi Haradinaj në një konferencë të mëhershme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...