Pacolli: Kosova konfirmon sot ngritjen e statusit në Organizatën e Frankofonisë

Aktuale

Pacolli: Kosova konfirmon sot ngritjen e statusit në Organizatën e Frankofonisë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:51
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova sot do ta konfirmojë ngritjen e statusit si vend anëtar i asocuar në organizatën e Frankofonisë.

“Sapo filloi punimet sesioni presidencial në samitin e organizatës së Frankofonisë. Kosova do të konfirmojë sot ngritjen e statusit si vend anëtar i asocuar. Të jesh anëtar i kësaj organizate të rëndësishme politike do të thotë shumë për Kosovën. Anëtarësimi i vendit tonë në organizata ndërkombëtare do të jetë i pandalshëm. Interpoli, misioni ynë i madh”, ka shkruar Pacolli.

Ai tutje ka thënë se siguria paqja ndërkombëtare janë synimi i Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme Pacolli kishte bërë të ditur këtë lajm, duke treguar se të enjten pritet vetëm konfirmimi.

Në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate, u konfirmua kërkesa e Kosovës për avancimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat