Deputeti i PSD-së beson se Thaçi mund të ketë fuqi ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj - Bota Sot
Deputeti i PSD-së beson se Thaçi mund të ketë fuqi ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Deputeti i PSD-së beson se Thaçi mund të ketë fuqi ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:42
Hashim Thaçi

Përplasjet për shkëmbimin e territorit mes presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj u ndalën kur Thaçi kërcënoi me post të kryeministrit, Haradinaj.

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli ka deklaruar në një intervistë tha se Thaçi si president nuk mund ta rrezikojë Qeverinë Haradinajn, por ka deklaruar se si ish-lider i PDK-së si Hashim Thaçi mund të ketë ende fuqi që ta bëjë një gjë të tillë.

Ai thotë se deputetë të caktuar të PDK-së mund të ndikohet nga Thaçi dhe t’i bashkohen rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.

“Thaçi si president si nuk e ka një fuqi të tillë, por si Hashim Thaçi, ish-lideri i PDK-së dhe me influencën ndaj disa deputetëve të caktuar edhe mund të ndikojë në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Nuk përjashtohet, pra është i mundur por për rrëzimin e Qeverisë Haradina duhet të kërkojë ndihmë edhe nga opozita”, ka deklaruar Topalli

Më tej Topalli po ashtu ka thënë se PSD në asnjë formë nuk do të do të pranojë që në krye të dialogut me Serbinë në fazën finale t’i prijë Thaçi.

“Ne kemi theksuar që nga filli që zotëri Thaçi të mos i prij bisedimeve me Serbisë, kjo çështje se kush duhet t’i dialogut me Serbinë duhet të rregullohet në Kuvend, ku me shumicë votave të zgjidhet përfaqësuesi i dialogut”.

“Mendojmë që nuk është personi adekuat dhe nuk ka reputacionin e duhur e as mandatin kushtetues”, ka thënë Topalli

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test