Në Uashington prezentohet rruga e tranzicionit të FSK-së - Bota Sot
Në Uashington prezentohet rruga e tranzicionit të FSK-së

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Në Uashington prezentohet rruga e tranzicionit të FSK-së

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:48
FSK

Në Uashington u prezantua rruga para dhe gjatë tranzicionit të Forcës së Sigurisë, pas miratimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Një delegacion i Ministrisë së FSK-së, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara, realizoi takime dypalëshe ku në fokus të bisedimeve ishte avancimi i marrëdhënieve Kosovë-Amerikë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe zv/ministri i FSK-së, Burim Ramadani, janë pritur në Uashington D.C, në takime të ndara nga zv.ndihmës-sekretari i Shtetit, Mathew Palmer dhe nga senatori Gary Peters.

Palmer dhe Peters kanë theksuar mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, si nga Senati, po ashtu edhe nga Qeveria amerikane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test