“Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi mund t’i ndryshojë qëndrimin pesëshes së BE-së” - Bota Sot
“Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi mund t’i ndryshojë qëndrimin pesëshes së BE-së”

Aktuale

“Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi mund t’i ndryshojë qëndrimin pesëshes së BE-së”

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 23:13
Johannes Hahn

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, beson se marrëveshja e detyruar ligjore mes Prishtinës dhe Beogradit është e nevojshme.

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme në një intervistë dhënë për mediat spanjolle ka thënë se, marrëveshja e detyrueshme ligjore në mes të Prishtinës dhe Beogradit të do ishte në të mirë të Kosovës.

Sipas tij, nëse arrihet kjo marrëveshje atëherë pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre karshi Kosovës.

“Pozicioni i përbashkët për Ballkanin brenda BE-së është që të eksportojë stabilitet ose të imponojë paqëndrueshmëri. Përvoja ka treguar se paqja dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm përmes një perspektive evropiane”, ka thënë Hahn.

Komisioneri Hahn beson se marrëveshja e detyrueshme ligjore midis Beogradit dhe Prishtinës është e nevojshme, madje sipas itj, kjo marrëveshje është e rëndësishme për rajonin.

Duke iu përgjigjur pyetjes rreth qëndrimit të Spanjës ndaj Kosovës, Hahn theksoi se Spanja ka kontribuar në stabilitetin e rajonit.

“Ne kemi marrëveshje strategjike me Kosovën, duhet të lejojmë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje dhe duhet të shohim se cilat janë hapat e ardhshëm”, citohet të ketë thënë Hahn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...