Ahmeti: Storiet e përdhunimit ishin numra, e mbrëmë ato u bënë reale

Aktuale

Ahmeti: Storiet e përdhunimit ishin numra, e mbrëmë ato u bënë reale

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:00
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka kërkuar nga pala e Kosovës në dialog ta parashtrojë si primare dhe të panegociueshme krimet serbe të kryera në Kosovës.

Kjo kërkesë e Ahmetiti vjen pasi që Vasfije Krasniqi Goodman ka rrëfyer përdhunimin nga forcat serbe.

Postimi i plotë:

Vasfije Krasniqi Goodman mbrëmë u bë guximi i Kosovës. E përdhunuar nga forcat serbe në moshën 16 vjecare, Vasfija foli mbërë publikisht në televizionin publik për këto krime të pafolura të luftës. Luftoi krimin, luftoi paragjykimin dhe luftoi për të vërtetën. Deri më tani, storiet e përdhunimit ishin numra, e mbrëmë ato u bënë reale dhe edhe njëherë na përkujtuan mbi dhembjet e luftës e krimeve.

Secili prej nesh duhet ta falenderojmë Vasfijen dhe familjen e saj për guximin. Duhet të ju themi të gjithë viktimave të dhunës seksuale se shoqëria jonë është aty për t'i mbrojtur e për t'u solidarizuar.

Por më me rendësi se krejt është të ju themi e të punojmë që drejtësia të ngadhnjejë e cdo kriminel të përgjigjet për krimet që I ka bërë. Pala kosovare në dialog duhet që këtë kërkesa ta parashtrojë si primare dhe të panegociueshme në cfarëdo opcioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat