Avni Arifi emërohet ambasador - Bota Sot
Avni Arifi emërohet ambasador

Aktuale

E martë, 20 nëntor 2018

Avni Arifi emërohet ambasador

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:33
Avni Arifi

Avni Arifi, këshilltari kryesor i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefi i ekipit negociator në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, së shpejti pritet të emërohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar Arifi për Kallxo, duke thënë se po pret dekretimin nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Jam në procedurë. Jam emëuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komisioni parlamentar kurse tani jam në pritje të dekretimit nga presidenti i Kosovës”, tha Arifi.

Emërimi i Avni Arifit si ambasador në Emirate është përmendur edhe gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test