Thaçi: Ne burrat, ndihemi të turpëruar që nuk kemi bërë më shumë për përdhunimet seksuale - Bota Sot
Thaçi: Ne burrat, ndihemi të turpëruar që nuk kemi bërë më shumë për përdhunimet seksuale

Aktuale

E martë, 20 nëntor 2018

Thaçi: Ne burrat, ndihemi të turpëruar që nuk kemi bërë më shumë për përdhunimet seksuale

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:04
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar viktimën e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës 1998-99, Vasfije Krasniqi, me medalje Ndarja e titullit “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”.

Gjatë fjalimit të tij me rastin e këtij dekorimi Thaçi tha se burrat e Kosovës ndihen të turpëruar që nuk kanë bërë më shumë për rastet e përdhunimeve seksuale që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-99 në Kosovë.

Ai premtoi se tutje do të kenë përkrahjen e gjitha institucioneve, duke u bërë thirrje edhe të gjitha grave dhe burrave të cilët janë të prekur nga rastet e tilla të dalin me rrëfime të së vërtetës.

“Ne të gjithë si popull, por edhe unë personalisht kam përjetuar momente shumë të rënda të luftës, prekëse dhe emocionale nga krimi dhe masakrat e bëra nga forcat serbe ndaj civilëve të shtetit tonë.

Por më e dhimbshmja për të gjithë ne, ka qenë dhunimi i grave dhe burrave shqiptar nga forcat paramilitare të shtetit të Serbisë. Sot është një nga momentet më emocionuese të jetës sime, dhe sot dëgjojmë rrëfimin e heroinës së gjallë Vasfijes, rrëfimin e së vërtetës për drejtësi.

Falënderojë për këtë trimëri të jashtëzakonshme që ke treguar për të vërtetën që ka ndodhur në Kosovën e vitit 1998-99, për krimin, gjenocidin e vrasjet ndaj popullit civil të Kosovës.

Është një rast i pashembullt, por një rrëfim që thërret ndërgjegjen edhe në Kosovë, duhet ta thërret edhe ndërgjegjen e vet popullit serbë por edhe të drejtësisë ndërkombëtare.

Falënderojë gjithë gratë, duke përfshirë edhe ish presidenten, Atifete Jahjaga për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë për sensibilizimin e kësaj çështje. Ne burrat e Kosovës ndihemi të turpëruar se nuk kemi mundur të bëjmë më tepër por do të vazhdojmë në këtë drejtim për bashkëpunim me të gjitha institucionet.

Është një thirre për të gjitha gratë dhe burrat dhe një shtytje që edhe ata të dalin dhe të tregojnë të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë.

Prandaj sot dekoroj Vasfije për veprimtarinë dhe kontributin e dhënë në mbrojte dhe promovimin e së vërtetës”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, Krasniqi ka falënderuar presidentin duke shpresuar që drejtësia do të vihet në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test