Millaku i reagon Musliut: Ganimete ju qëmoti e keni shkatërruar memorialin “Adem Jashari” - Bota Sot
Millaku i reagon Musliut: Ganimete ju qëmoti e keni shkatërruar memorialin “Adem Jashari”

Aktuale

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Millaku i reagon Musliut: Ganimete ju qëmoti e keni shkatërruar memorialin “Adem Jashari”

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:24
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku i ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut e cila ka foli për ligjin për memorialin Adem Jashari.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Por Ganimete ju qëmoti e keni shkatërruar këtë memorial, që në kohën kur keni dorëzuar luftën e UÇK-së, që në kohën kur keni çarmatosur UÇK-në e që kur keni hequr flamurin e himnin kombëtar”.

Postimi i plotë:                    

Ganimete, PDK që nga viti 2007 është në pushtet. Asnjë ligj i Kosovës nuk e ndalon mirëmbajtjen e rregullimin e çdo memoriali të UÇK-së dhe veçanërisht memorialin “Adem Jashari”. Por Ganimete ju qëmoti e keni shkatërruar këtë memorial, që në kohën kur keni dorëzuar luftën e UÇK-së, që në kohën kur keni çarmatosur UÇK-në e që kur keni hequr flamurin e himnin kombëtar. Ju Ganimete që UÇK-në dhe luftën e lavdishme të saj që nuk e keni futur në asnjë dokument shtetëror, ju që partia juaj ka votuar Gjykatën Speciale për të gjykuar UÇK-në e cila më së shumti e më së miri identifikohet me heroin tonë Adem Jashari.

Dhe tash kur shtëpinë dhe vatrën e rezistencës e shkatërruat politikisht për këto 20 vite edhe fizikisht e keni lënë buzë shkatërrimit. Dhe që tash pas 20 vitesh keni ndoshta ankth për papërgjegjësinë tuaj vini me urgjencë për të goditur subjektet tjera. Jo Ganimete është shumë vonë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka treguar që të enjten do të jetë në seancë për të votuar këtë projektligj dhe ju e keni futur në rend dite të hënën vetëm që të mund ta goditni opozitën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test