Krasniqi: I çuditshëm koalicioni PDK-AAK - Bota Sot
Krasniqi: I çuditshëm koalicioni PDK-AAK

Aktuale

Krasniqi: I çuditshëm koalicioni PDK-AAK

Nga: D.RR Më: 18 tetor 2018 Në ora: 23:12
Haradinaj dhe zëvendës kryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti

Sot në ditën e rëndësishme për vendin, ku u mbajt seanca në Kuvendin e Kosovës për votimin e ligjeve që transformojnë FSK-në në ushtri të Kosovës, kryeministri Haradinaj dhe zëvendës kryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, gjetën kohë për një përplasje mes tyre, sa për ta prishur atmosferën pozitive që mbretëronte.

Analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se kjo përplasje mes Haradinaj dhe Halitit nuk duket e pazakontë sepse kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën, e kjo e bën të çuditshëm koalicionin aktual qeverisës.

“Nuk më duket e pazakontë kjo përplasje mes Haradinaj dhe Haliti. Edhe në të kaluarën Haradinaj ka pasur përplasje me zyrtarët e lartë të PDK-së. Prandaj pak a shumë ka qenë i çuditshëm koalicioni i tij me PDK-në. Por jo vetëm”, është shprehur Krasniqi.

E pse kjo qeveri po qëndron ende në “këmbë”, Krasniqi mendon se kjo po ndodh për arsye se, PDK po tenton t’i mbyllë disa procese para se të vinë zgjedhjet, sepse nëse nuk ndodh kjo, elektorati po e ndëshkon rëndë.

“Çdo parti që ka bërë koalicion me PDK-në në Kosovën e pas luftës, e kanë bërë puro për interesa personale. Sidoqoftë, një përplasje e tillë tregon që ky koalicion është duke qëndruar në këmbë me paterica, ose me mire te themi per arsye "strategjike" te PDK-se, per shkak se ka frike te shkojë në zgjedhje pa u përmbyllur procesi i liberalizimit të vizave, ushtria dhe anëtarësimi në Interpol, sepse elektorati do ta ndëshkonte shumë më rëndë se në zgjedhjet e kaluara dhe ato lokale”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...