Para disa ditësh, Instituti GAP ka publikuar raportin me shpenzimet e zyrës së kryeministrit dhe 12 ministrive gjatë vitit 2017.
Sipas të dhënave të siguruara nga GAP, ministri që ka shpenzuar më së paku gjatë periudhës janar-shtator 2017, del të jetë Valdrin Lluka i Zhvillimit Ekonomik
Me këto të gjetura ka bërë shaka vet Lluka përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Një analizë nga Instituti GAP tregon që jam një Gjakovar i vërtetë”, ka shkruar Lluka.