Polici dhunues i Vasfije Krasniqit, të burgoset dhe të gjykohet në Prishtinë - Bota Sot
Polici dhunues i Vasfije Krasniqit, të burgoset dhe të gjykohet në Prishtinë

Aktuale

Polici dhunues i Vasfije Krasniqit, të burgoset dhe të gjykohet në Prishtinë

Nga: D. B. Më: 19 tetor 2018 Në ora: 17:02
Vasfije Krasniqi

Ndonëse Vasfije Krasniqi në vitin 1999 kishte lajmëruar policinë e Kosovës, atë  UNMIK-ut, madje duke e përsëritur akuzën e kësaj vepre të rëndë edhe në policinë e EULEX –it, megjithatë për këtë grua, drejtësia nuk triumfoi deri sa ajo vendosi të dal publikisht ballë hapur para popullit, para mediave, dhe para gjithë atyre që do ta ndanin dhembjen me të.

Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se një femër shqiptare e moshës adoleshente vetëm me 16 vite, në këtë rast sikur Vasfije Krasniqi, që në ekranin televiziv si dëshmitar e rastit, që i ka përjetuar të gjitha të këqijat e jetës, keqtrajtimin, kërcënimin me vrasje, dhunimin, nga policia serbe, në atëkohë lufte, dhe shpjegimi nga ajo drejtë për së drejti, në tv, ka bërë të gjithë qytetarët të qajë dhe të ndajnë dhembjen me të.

Sipas tij, polici dhunues i Vasfije Krasniqit, duhet të  burgoset dhe të gjykohet në Prishtinë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Dihet mirë se zonja Vasfije edhe në vitin 2010, ka ngritur aktakuza ndaj dy policeve serb në veri të Mitrovicës, sikur e dëgjuam të dëmtuarën, rezultati përfundimtar del se policët janë liruar nga ato aktakuza si të pafajshëm nga Drejtësia në Kosovë. Dhimbja më e madhe për këtë rast dhe shumë raste të tilla që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës nga policia dhe ushtria serbe, është kur në këto ditë e kuptojmë se njëri  nga dhunuesit e Krasniqit, paska qenë polic i Kosovës, në pjesën e veriut. Dhe në bazë të kësaj se çfarë u tha deri më tani, nëse vërtetohet ky supozim se personi apo dhunuesi i Vasfije Krasniqit, paska qenë polic i Kosovës, në pjesën e veriut të Mitrovicës për tërë atë kohë, atëherë është për tu habitur dhe të shqetësohemi se si e tërë shoqëria politike e Kosovës kanë ‘dhunuar’ edhe njëherë pas luftës pjesën e kombit tonë të gjinisë femërore”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, nëse ky supozim konstatohet si i tillë atëherë  lirisht mund të konstatojmë, se skandal më të madh deri më tani nuk ka pasur, sikur me këtë rast.

“ Duhet gjithsesi të kërkojmë zbatimin e ligjit, që ata që i kanë bërë ato lëshime ligjore dhe i kanë pranuar paramilitarët dhe vrasësit serb në polici të Kosovës, e sidomos kur gjithnjë është dyshuar se Rojet e Urës në Mitrovicën veriore, janë paramilitar dhe kriminel të luftës. Pushtetarët tanë duhen të japin llogari ligjore para institucioneve të Kosovës, dhe të largohen nga profesioni i policisë si të tillë, kur në radhët e policisë i kanë pranuar vrasësit që kanë bërë gjenocid ndaj popullit tonë, gjë që i bënë të dyshimtë për pastërtinë e tyre morale për këtë shërbim kaq të ndjeshëm sikur që është policia, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë se në bazë të kësaj se çfarë  u tha deri më tani, Kryeministri përmes Ministrit të PB dhe Drejtorit të AKI –së që ta bëjnë verifikimin e të gjithë policëve të Kosovës, si ata shqiptar dhe të tjerë  e sidomos të udhëheqësve të policisë.

“ Ky verifikim njëherë e përgjithmonë ta qetësojë situatën e popullatës e cila është krijuar që një kohë të gjatë ndaj tyre, sidomos me këtë rastin e policit serb por edhe me situatën hiç të mirë të udhëheqësve të policisë dhe të pastrohet policia ashtu si duhet. E nëse del si konstatim që polici në fjalë ishte dhunuesi i Vasfije Krasniqit, ai duhet të  burgoset dhe të gjykohet në Prishtinë, e jo si deri më tani në pjesën e veriut, kur dihet qartë se atë pjesë të veriut e kontrollon dhe e qeverisë Serbia”, ka thënë eksperti i sigurisë Tërnava.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...