Mimoza Kusari kërkon hetim për skandalin e nënshkrimit të Haradinajt - Bota Sot
Mimoza Kusari kërkon hetim për skandalin e nënshkrimit të Haradinajt

Aktuale

Mimoza Kusari kërkon hetim për skandalin e nënshkrimit të Haradinajt

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 09:48
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Alternativës dhe anëtarja e komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, Mimoza Kusari Lila e ka komentuar skandalin e heqjes së dy emrave nga vendimi i Qeverisë.

Sipas saj, kjo vepër duhet të hetohet dhe të sanksionet për falsifikim të dokumentit dhe vendimit të Qeverisë.

“Kjo është papërgjegjësi, kërkon edhe hetim por edhe sanksionim zyrtar për këdo që e ka bërë, por nëse është përpjekje politike, është përpjekje e ulët që të falsifikohen dokumentet dhe vendimet e Qeverisë dhe të vihen në lajthitje deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Mimoza Kusari Lila për emisionin Drejtësia në Kosovë.

Ajo thotë se me këtë skandal është njoftuar nga mediat, përkatësisht nga hulumtimi i Gazetës Jeta në Kosovë për fshirjen e dy emrave.

Mimoza Kusari Lila në të kaluarën ka pasur pozita të ndryshme në Qeveri, si zëvendëskryeministre, ministre e zëdhënëse e Qeverisë dhe thotë se asnjëherë s’ka pasur raste të tilla kur vendimet e Qeverisë kanë marrë formë tjetër në letër nga ajo çfarë fillimisht është votuar në mbledhje të Qeverisë.

“Sipas përvojës sime, nuk ka ndodhur të ketë ndryshime. Unë kam shërbyer si zëdhënëse në Qeverinë e Bajram Rexhepit, pastaj edhe në Qeverinë Thaçi 2, por vetëm nëse ka pasur nja gabim teknik, gjuhësor, por gabime përmbajtjesorë të kësaj natyre nuk e mbaj mend që kemi pasur, kjo është herë e parë që ballafaqohemi me një formë të tillë, sepse ka ndikim në tërë procesin”, tha tutje Mimoza Kusari Lila.

Për pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, ishin miratuar 4 emra: Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi dhe Fadil Ismajli. Dy të fundit ishin hequr në mënyrë të dyshimtë nga lista, ani pse ishin votuar në mbledhjen e Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...