Hykmete Bajrami: Skandali me emra ka për qëllim ‘trasimin’ e rrugës për njërin nga kandidatët - Bota Sot
Hykmete Bajrami: Skandali me emra ka për qëllim ‘trasimin’ e rrugës për njërin nga kandidatët

Aktuale

E premte, 16 nëntor 2018

Hykmete Bajrami: Skandali me emra ka për qëllim ‘trasimin’ e rrugës për njërin nga kandidatët

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:02
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami vlerëson se heqja e dy emrave nga lista e kandidatëve për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë përvec që është shkelje procedurale, thotë se është edhe shkelje ligjore.

“E kemi marrë një përgjigje, e cila nuk ka qenë aspak e kënaqshme, Kryeministri në përgjigjen e tij me shkrim herën e kaluar thotë që ka punu sipas ligjit, por në fakt nuk është aspak sipas ligjit. Kjo, besoj është shkelje ligjore dhe procedurale sepse 44 kandidatë votohen në Qeveri, ndërkohë Kuvendit i përcjellen vetëm 2 kandidatë”, ka thënë deputetja Bajrami për emisionin Drejtësia në Kosovë.

Sipas saj, e gjithë kjo ka ndodhur që rruga ti trasohet njërit prej kandidatëve.

“Qëllimi është i qartë, që rruga ti trasohet njërit prej kandidatëve të cilët janë dërgu në Komision. Me faktin që e eliminon konkurrencën, sigurisht që ata po i trasojnë rrugën dikujt”,

Për pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, ishin miratuar 4 emra: Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi dhe Fadil Ismajli. Dy të fundit ishin hequr në mënyrë të dyshimtë nga lista, ani pse ishin votuar në mbledhjen e Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test