Porositë e të rinjve drejtuar BE-së

Aktuale

Porositë e të rinjve drejtuar BE-së

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 10:14
Të rinjtë në Kosovë

Të rinjtë në Kosovë, që përbëjnë numrin më të madh të popullatës së përgjithshme, edhe pse të izoluar nga lëvizja e lirë, pa viza, ata porositin përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se duhet të përfundojë ky proces, për shkak se nuk do të keqpërdoret.

Përveç kësaj, ata dëshirojnë që BE-ja të vazhdojë të investojë në forma të ndryshme në Kosovë.

Njëra nga të intervistuarat, Besiana Mehmeti, ka thënë se dëshiron që të vizitojë vendet e Bashkimit Evropian, por nuk do ta braktis Kosovën, përkundër varfërisë.

“Unë porositi që edhe pse jemi në varfëri, nuk kemi me ikë prej vendit tonë, veç kemi me shku me vizitu Evropën. Kemi nevojë me na u heq kufijtë, se jemi vend o mbyllur. Kemi me ndejtë në Kosovën tonë…”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat