Milaim Zeka sulmon Tomë Gashin, zbulon tri afera të mëdha korruptive

Aktuale

Milaim Zeka sulmon Tomë Gashin, zbulon tri afera të mëdha korruptive

Nga: D.RR Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:23
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA, Milaim Zeka i ka reaguar ashpër avokatit Tomë Gashi, pasi ky i fundit kërcënoi Gjykatën duke u shprehur për Sylejman Selimin se, “nëse guxoni, vazhdoni mbajeni në burg Selimin”.

E Milaim Zeka ka shkruar në Facebook se, njëri ndër fajtorët kryesorë për katandisjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, është pikërisht Tomë Gashi.

Madje, Zeka tregoi edhe për disa afera korruptive që kapin shifrat nga 50 mijë euro deri në 3 milionë euro.

Postimi i plotë:

A thu ne cilin planet po jeton ky Tom Gashi?!

Toma, me nje deklarate te tijen, jo per ta mbrojtur klientin e tije, Sylejman Selimin, po vetem per show mediatik, e paska kercenuar sistemin e drejtesise, konkretisht Gjykaten, duke thene: “Nese guxoni vazhdoni e mbajeni ne burg Sylejman Selimin”!!!

Vete fakti qe ai po mbahet ne burg, keta po guxojne. Madje portali i nentokes serbe ne Kosove, Insajderi, e akuzoi Gjykaten keto dite, duke thene se si ka mundesi qe Sylen nuk e kane denuar edhe per rastin e atyre dy femrave ne Vaganice e Likovc. Kurr nuk kam kuptuar se çfare i duhen gjykatate ketij vendi, kur gjykatesit, hetuesit dhe prokuroret jane te futur ne mendjen, shpirtin, gjykimin dhe denimin e Vehbi Kajtazit e parim pleshtit, me disa te tjere, qe edhe email adresat e Nazim Bllaces ia kane hapur, e pastaj ne emrin e tije, kane komunikuar me prokurorin serb ne Beograd.

Po te kthehemi te show i Tomes. Njeri nga fajtoret kryesor per katandisjen e sistemit te drejtesise ne Kazanin e Krimit, eshte Tome Gashi. Ai ka qene keshilltari juridik i Hashim Thaçit, i cili kur e largoi, tha: Kam punu vetem per pare!

Toma e din masmiri se si bahen pazaret ne Drejtesine E Kosoves. Ai e dine se shumica e avokateve jane sekser te prokuroreve dhe gjykateseve. Krimin ma te madhe ne kete vend e bajne Toma me disa kolege te tije, te cilet nuk kane tarifa per klientet e tyre, po pazare, ne stilin: Qitmi 50-100 mi ne konto, pastaj flasim.

Po i marre dy shembuje konkret. Para shume vitesh, ne hyreje te spitalit te Prizrenit vritet nje mjek, per punen e nje fejese. Vrasesi denohet me 23 vite burg.
Dy veta, nje nga Gjakova, dhe nje nga rrethi i Gjakoves, vijne ne Prishtine, takojne nje kryeprokuror, i cili u thote: Mirmëngjes jepni 50 mi euro, Gjykata e Apelit ia zbret denimin ne 13 vite, pra minus dhjete. Keta te shkretit e bajne muhabetin me avokatin e familjarit te tyre. Ai, pra avokati, kolegu i Tomes, ju thote: Mi jepni mu 60 mi, 13 vite ia heqi. Keta i paguajne paret, e Apeli, prej 23 e rrite denimin ne 26. Avokati ia kthen nj?zet? mi euro, po edhe 40 mi kurr.

Rasti nr 2. Ka ndodhe nje vraseje me porosi nga Zvicera. Vraseja ka ndodhe ne nje fshat te Deçanit. Toma e din se qysh e kane rjepe nje mergimtar te shkrete, here njani e here tjeteri, e ne fund e kane ekstradu ne Kosove, edhe ndodhet ne burg. Pazari ka shku deri ne 3 milion euro.

Njejte e ke rastin e Bekim Zekes me vella, kusherinje te mi nga Abria. Te dyte te denuar per nje vraseje te nje taxisti, a ne fakt edhe policia, edhe prokuroria, edhe gjykatesi shqiptare qe i ka denuar, me kane thene se vrasjen e ka bere krejte dikush tjeter. Njeri prej kusherinjeve te mi e ka qite ne kurthe taxistin, po nuk eshte vrasesi. Taxisti i shkrete eshte vra ne Cerovike, me nje plumbe. Dy veta nuk munden me vra me nje plumbe. Shtysi i kesaj vepre, me para te majme e kamë shkele drejtesine. Njeri kusheri po kalbet ne burg pa asnje faj....

Raste te tilla, e kurdiseje te tilla din Toma me qindra. Toma, sebashku me Mahmut Halimin, Azem Vllasin e shume te tjere, kane qene te hetuar nga misioni i Eulexit, pikerisht pe kurdiseje te tilla...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat