VV i kërkon Thaçit e Haradinajt ta shkarkojnë shefin e AKI-së pas skandaleve të fundit

Aktuale

VV i kërkon Thaçit e Haradinajt ta shkarkojnë shefin e AKI-së pas skandaleve të fundit

Nga: Bota sot Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:24
Rexhep Selimi

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje pas rastit Maxhuni, ka reaguar duke e cilësuar si fshehje të krimit nga institucioneve të drejtësisë dhe menaxhmenti i policisë. VV përveç vetingut në gjykata dhe prokurori, ka kërkuar veting edhe në Polici dhe Agjencinë Inteligjente të Kosovës.

Deputeti i Rexhep Selimi lidhur me rastin Maxhuni, ka thënë se i kanë denoncuar shumë herë rastet e kapjes së shtetit dhe rastet e kapjes së institucioneve me theks të veçantë ato të drejtësisë dhe sigurisë por pavarësisht denoncimeve, nganjëherë kapja veç sa është forcuar edhe më shumë me veprimet e krerëve të shtetit të cilët emëronin drejtuesit e këtyre institucioneve.

Sipas tij, krerët e shtetit kanë ndarë tortën e pushtetit duke u munduar ta mbajë nën kontroll policinë, gjykatat dhe prokurorinë e shtetit.

Selimi: Ndodhi fshehja e krimit

“Sot këtu nuk jemi për ta denoncuar një rast të veçantë të izoluar në rastin konkret rastin e krimit A.M por për diçka më të rënd, reagimin e institucioneve të drejtësisë dhe menaxhmentit të policisë në mbrojtje të krimit apo më thënë më mirë fshehje të krimit. Skandalet e tilla në Kosovë nuk janë as aksidente, as incidente por pasoja direket të kapjes së shtetit dhe vet shpërputhja e deklarimeve të policisë dhe prokurorisë në rastin Maxhuni janë dëshmi që këto ndërhyrje janë bërë nga lartë. Ne dyshojmë e qytetarët janë shumë të sigurt që bëhet fjalë për privilegje të të afërmeve të njerëzve që i kanë kapur tash majet e shtetit. Kapësit e shtetit i kanë ndarë mirë hiset e veta në tortën e pushtetit, pra siç e thash i kanë ndarë se cilat institucione jo t’i udhëheqin por t’i kontrollojnë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se siguria e qytetarëve të Kosovës kontrollohet nga grupe mafioze të cilët janë brenda dhe jashtë institucioneve dhe të cilët bashkëpunojnë shumë mirë në mes vete.

Selimi: Ka nevojë për veting në gjyqësor, prokurori, polici dhe AKI

“Kosovës përveç veting për gjyqësorin dhe prokurorinë, ka nevojë urgjente edhe në polici dhe AKI. Në Polici, drejtësi dhe institucione të tjera të sigurisë ka njerëz të mirë, ka njerëz patriot e heronj por ata mbi kokat e tyre kanë njerëz të padukur në udhëheqje që më shumë i shërbejnë vetvetes, miqve dhe bizneseve të tyre apo edhe sponzorizuesve.. dorëheqja apo në mungesë të përgjegjësisë së tyre morale shkarkimi do të ishte fillim i reformës së nevojshme në drejtësi dhe në organet e sigurisë së Kosovës“, ka thënë ai.

Selimi përmendi procesin e nisur më herët të Vetingut nga AKI për policinë, duke thënë se edhe disa udhëheqës të policisë nuk e këtë kaluar atë proces.

Selimi: Shpend Maxhuni nuk e kaloi vetingun

“Pikërisht ai i cili sot udhëheq me AKI-në, sa ka qenë në Policië nuk e patë kaluar verifikimin e sigurisë, pra vetingun. Çfarë paradoksi, ai përson i cili nuk ishte vlerësuar si i denjët për të qenë në polici nga AKI, sot udhëheq AKI-në“, ka thënë ai.

Selimi tha se ka nevojë për reforma shumë të mëdha në Polici dhe AKI, duke nisur me shkarkime.

VV i kërkon Thaçit e Haradinajt ta shkarkojnë shefin e AKI-së pas skandaleve të fundit

Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqje morale apo shkarkime të drejtuesve të institucioneve pas rastin të ndalimit të familjarëve të shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit, në veturën e të cilëve u gjetën armë e drogë.

Në një konferencë për shtyp, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, kërkoi Vetting për institucionet e sigurisë.

“Kosova ka nevojë jo për reforma në drejtësi, ka nevoja për reforma d.m.th. Vetting në institucionet e sigurisë, Kosova ka nevojë për reforma në AKI dhe Polici Vetting”, tha Selimi.

“Dorëheqja morale apo shkarkimi nga këto institucione do të bënte fillimin e reformave”, shtoi deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes.

“Rastet si i djeshmi, ku djali i shefit të AKI-së kapet me drogë dhe armë nuk është rasti i parë, pasi i kemi parë disa herë dhe dëshmon se është pasojë e kapjes së shtetit”, tha Selimi.

“Këto gjëra po ndodhin për shkak të kapjes së shtetit nga krerët kryesorë. Emërimet e zyrtarëve shtetërorë si në siguri dhe drejtësi janë duke e dëshmuar këtë dhe po e përdorin si tortë të shtetit, duke u dakorduar se cili ta mbajë në kontroll AKI-në, cili drejtorinë e përgjithshme apo Prokurorinë e Shtetit madje edhe më thellë”, shtoi ai.

Këto komente deputeti Rexhep Selimi i bëri pas rastit të raportuar dje në media, sipas të cilit, djali i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është pjesë e një kallëzimi penal pasi dyshohet për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

***

Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencë për media për siç thonë ata, denoncimi i kapjes së shtetit dhe institucioneve të tij. Deputeti Rexhep Selimi ka hapur këtë konferencë, i cili gjithashtu ka vazhduar të tregojë qëndrimet e partisë së tij.


commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat