Kryeziu: Korrigjimi i kufirit, nuk është zgjidhje e problemit

Aktuale

Kryeziu: Korrigjimi i kufirit, nuk është zgjidhje e problemit

Nga: N.H Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Shefi ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, përmes një postimi në Facebook ka thënë korrigjimi i kufirit, është një opsion më shumë për shuarjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, se sa zgjidhje e problemit, sipas tij, kjo është shuarje e ëndrrave nacionaliste të promovuara nga të dy kombet.

Kryeziu me tej thotë se, “ne pamundësi për të arritur një zgjidhje reflektuar në ambiciet e shqiptarëve dhe serbëve bazuar në të drejtën historike dhe etnike, korrigjimi i kufijve i përcjell me një marrëveshje te pranuar nga te dyja palët, është mbyllje e një historie dhe hapje e një historie të re”.

Ja postimi i tij i plotë:

Korrigjimi i kufirit, eshte nje opsion me shume per shuarjen e problemit mes Kosoves dhe Serbise, se sa zgjidhje e problemit. Eshte shuarje e endrrave nacionaliste te promovuara nga te dy kombet.

Prandaj, ne pamundesi per te arritur nje zgjidhje reflektuar ne ambiciet e Shqiptareve dhe Serbeve bazuar ne te drejten historike dhe etnike, korigjimi i kufijve i percjell me nje marreveshje te pranuar nga te dyja palet, eshte mbyllje e nje historie dhe hapje e nje historie te re.

Marreveshja perfundimtare mes Kosoves dhe Serbise i hap rruge jetes dhe ambicies per mireqenie sociale, ekonomike te qytetareve, ne kete cep te botes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat