(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se ushtria e Kosovës nuk do të ketë ndikim në dialogun me Serbinë.
Kreu i ekzekutivit ka mbajtur sot një ligjëratë në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK), lidhur me transformimin e FSK-së në ushtri, duke sqaruar edhe për procedurat që FSK duhet të kalojë deri në shndërrimin e saj në ushtri.
Haradinaj: Ushtria nuk do të ketë ndikim në dialogun me Serbinë
“Serbia duhet me na njoh për atë çka jemi, jo atë çka nuk jemi. Nëse i bëjmë detyrat, luftojmë korrupsionin, zhvillojmë ekonominë, trajtojmë serbët e Kosovës me dinjitet, do të kemi njohje. Edhe Serbia ka ushtri, por prapë vjen në tavolinë. Ushtria nuk do të ketë ndikim në dialog”, tha Haradinaj.
Profesionalizmi i FSK-së, sic tha ai, është dëshmi se do të vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n. Ndërsa ka shpjeguar para studentëve më detajisht për periudhën kohore që nevojitet për ushtrinë. Tutje, ai ka shtuar se ky proces do të zhvillohet në koordinim me NATO-n.
Haradinaj: Ushtria do të bëhet për 10 vjet, FSK do të kompletohet në fazën e katërt
“Për 10 vjet do të bëhet ushtria. Është e ndarë në tre sektorë... Prioritet kryesore kanë me qenë plani i sigurisë nacionale, logjistika. Do të ndahet në katër territore, Gjilan, Istog dhe i treti Mitrovicë. Në vitin e katërt, do të jenë të gatshëm me bë operacione tokësore. Përgjatë këtyre viteve, ‘timeline’ ka me u varë prej dinamikave, operacioneve. Faza e tretë është 7-10. Kemi me bë mbështetje luftarake. Përpos forcave tokësore, kanë për t’u bërë edhe trupat e kombit. Në fund të fazës tre, FSK do të kompletohet, por jo domosdoshmërisht me një komponent regjional. Kjo për shkak se FSK ka për të pasur 5 mijë trupa aktivë dhe 250 vende të lira për nevoja të përditshmërisë. Ne nuk kemi me përdorë kurrfarë teknologjie që nuk është pjesë e NATO-s”, tha ai.
Kryeministri ka përsëritur se pa formimin e ushtrisë, Kosova nuk mund të mbrojë integritetin territorial dhe as komunitetet që jetojnë në vend. Teksa bëri të ditur se 8 përqind janë femra, ku njëra nga to do të jetë gjenerale.
Po ashtu, Haradinaj ka treguar se janë duke krijuar një plan me gjërat që i duhen FSK-së, e për këtë bëri të ditur se do të flasin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj: Është rritë kërkesa e të rinjve serbë për t’u anëtarësuar në FSK
“Kam takuar vet qytetarë serbë si kadetë të ri. Shfrytëzoj rastin t’iu bëj thirrje: ‘mos i pranoni këto presione se janë të përkohshme’. Pas pak ditëve, të vetmit humbës do të jenë ata kadetë që e lëshojnë. Iu bëj thirrje mos ta bëni këtë. Ju bëj thirrje mos e bëni këtë sepse ka plot serbë që janë kah kërkojnë të bëhen pjesë e FSK-së. Arsyeja pse nuk e kemi bë publike është që mos me i bë target presioneve. Por ne kemi një listë të madhe të të rinjve serbë që kanë kërkuar të bëhen pjesëtarë të FSK-së”, tha Haradinaj.
Haradinaj në këtë ligjëratë ka folur edhe lidhur me mandatin e UNMIK-ut në Kosovë.
Haradinaj: UNMIK-u nuk ka pse të mbesë këtu
“Ne kemi bërë kujdes ndaj UNMIK-ut dhe kemi shpresuar se do të jetë urë lidhëse me OKB-në. Nuk po del ashtu. Nuk ka ndonjë kapacitet UNMIK-u, nuk po e respekton as OKB-ja atje. U pa rasti i seancës të asamblesë gjenerale, nuk kishte ndonjë përfillje. Jo vetëm që pajtohemi me atë që ka thënë Amerika, por është e rëndësishme me ndodhë ajo. Ka ndryshuar edhe misioni i rendit dhe ligjit, i EU-së, ka ndryshuar mandat. Pra nuk e kuptojmë pse UNMIK-u me mbet këtu”, është shprehur Haradinaj.
I pyetur se a është koha e duhur për ushtrinë, Haradinaj ka thënë se Kosova si shtet sovran që është duhet të ketë ushtrinë.
Sipas tij, në këtë mënyrë po finalizohet arkitektura e sigurisë së Kosovës, dhe po ndihmohet edhe regjioni.
Haradinaj: Nuk e di pse UNMIK-u duhet të mbes këtu
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shkarkimi i ministrave është politik, derisa ka theksuar se ish-ministri i Punëve të Brendshme është hequr pasi ka shkelur Kushtetutën duke i ekstraduar gjashtë persona në Turqi, pa e njoftuar dhe pa e pyetur kryeministrin.
Ai këto komente i bërë në një ligjëratë në në AUK, me temën “Transformimi i FSK-së”, nga ku ka bërë thirrje pjesëtarëve serbë në FSK, që mos t’i lëshojnë detyrat sepse ka plot serbë që po kërkojnë të bëhen pjesë e FSK-së.
“Kam takuar vet qytetarët serbë si kadetë te ri. Ju thërras mos i pranoni këto presione. Ju them mos i lëshoni detyrat e juaja sepse ka plot serbë që po kërkohen të bëhen pjese e FSK-së. Nuk i kemi bërë publike për të mos u bërë target i presioneve. Të dhënat personale të tyre do te ruajmë me kujdesin me të madh”, ka thënë ai.
Kurse, sa i përket UNMIK-ut, tha se kanë menduar që do të jetë urë lidhëse me OKB-në por nuk po ndodhë kështu.
“Edhe EULEX-i ka ndryshuar mandat, nuk e di pse UNMIK-u duhet të mbes këtu”, thënë ai.