Pacolli dënon kërcënimin ndaj kryetarit Bahtiri - Bota Sot
Pacolli dënon kërcënimin ndaj kryetarit Bahtiri

Aktuale

Pacolli dënon kërcënimin ndaj kryetarit Bahtiri

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:59
Behgjet Pacolli dhe Agim Bahtiri

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, duke kërkuar që kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

“Angazhimi konstruktiv i Bahtirit që të ndërtojë relacione stabiliteti ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, mund tu pengojë vetëm kriminelëve dhe bandave.  Vendosmëria jonë, si institucione, e kryetarit Bahtiri është e paluhatshme dhe e pandalshme para secilës sfidë”, ka thënë ai. 

Pacolli kërkon nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e kryetarit Bahtiri dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me vdekje përmes një e-maili që ka arritur sot në adresë të tij. Nuk dihet përmbajtja e saktë e tekstit kërcënues, përveç se është shkruar në gjuhën serbe.

Bahtiri ka bërë të ditur se kërcënimi vjen nga serbët dhe ndërlidhet me insistimin e tij për hapjen e urës së Ibrit.

Sipas tij, rasti është lajmëruar në polici dhe hetuesit janë duke punuar për kapjen sa më parë të autorit të këtij mesazhi.

Ai ka premtuar se procesin për hapjen e urës nuk do të mund ta ndalojë askush dhe se ura do të hapet shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë.

Bahtiri ka porositur qytetarët që të jenë të qetë dhe mos të brengosen për mesazhe të tilla, sepse siç u shpreh ai, kryetarin s’ka kush që mund ta frikësojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test