Deputetja e Vetëvendosjes: Në Qeverinë Haradinaj të dobëtit shkarkohen, të fortit vazhdojnë - Bota Sot
Deputetja e Vetëvendosjes: Në Qeverinë Haradinaj të dobëtit shkarkohen, të fortit vazhdojnë

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Deputetja e Vetëvendosjes: Në Qeverinë Haradinaj të dobëtit shkarkohen, të fortit vazhdojnë

Nga: N.H Më: 22 tetor 2018 Në ora: 22:27
Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me përbërjen që e ka, nuk është dashur që të krijohej fare.

Millaku konsideron se kjo qeveri duhet të bie, sepse, siç shprehet ajo vendi ka probleme të vazhdueshme dhe shumë të mëdha.

Image
Drita Millaku

“Qeveria me përbërjen që është nuk është dashtë që të krijohej sepse populli votoj tjetër përbërje, por sidoqoftë shkarkimi i fundit tregon se në ketë qeveri vetëm parime nuk ka dhe mund të ndodh gjithçka, dhe kjo na detyron të mendojmë se kjo qeveri duhet të bie sepse ne kemi probleme të vazhdueshme dhe shumë të mëdha, pra Kosova nuk ka kohë për të humbur”.

Tutje, deputetja e Vetëvendosjes nënvizon se ngjarjet e fundit janë tregues se vendi është në kaos.

Krejt në fund, ajo thekson se në ketë qeveri ka fuqi të individëve të cilët edhe mund të shkelin ligje, ndërsa të dobëtit pësojnë.

“Në ketë qeveri ka fuqi të individëve të cilët edhe mund të shkelin ligje, por ata të cilët janë më të dobët për të njëjtat gabime shkarkohen, ndërsa të fortit vazhdojnë. Ky është kaos. Dhe gjëra të tilla do të na përcjellin vazhdimisht”, ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, kujtojmë se zëvendësministri Musa Cena është liruar nga detyra me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj. Prokuroria po pretendon se ka prova që ai me dy të tjerë i kanë kërkuar 15 për qind të grantit prej 200 mijë euro një biznesmeni.

Ndërkaq nga 22 ministri që ka Qeveria Haradinaj, pesë (5) prej tyre janë me aktakuzë dhe deri më tani asnjë veprim nga kreu i qeverisë për këto raste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test