Vetëvendosje: Qeveria Haradinaj ka degraduar ekonominë e shtetit - Bota Sot
Vetëvendosje: Qeveria Haradinaj ka degraduar ekonominë e shtetit

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Vetëvendosje: Qeveria Haradinaj ka degraduar ekonominë e shtetit

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:49
Konferenca e Vetëvendosjes

(E plotësuar) -  Lëvizja Vetëvendosje konsideron se përgjatë kësaj kohe të qeverisjes, ekzekutivi ka sjell shumë skandale në vend. Sipas tyre, qeveria Haradinaj ka marrë vendime për sektorë strategjik të shtetit, e të cilat kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit. Sipas Vetëvendosjes, pothuajse në të gjitha vendimet, Qeveria Haradinaj e ka degraduar ekonominë e shtetit.

Në një konferencë me gazetarë, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë folur për 400 ditë të qeverisë Haradinaj, kryesisht për ndikimet në ekonomi.

Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi ka thënë se kanalet përmes së cilave ekzekutivi i shtetit ndërhyn në jetën ekonomike janë të shumtë.

Sipas tij, qeveria merr vendime për sektorë strategjik të shtetit e të cilat ndikojnë në perfomancën e ndërmarrjeve shtetërore dhe agjencioneve të pavarura.

Bislimi: Qeveria Haradinaj ka degraduar ekonominë e shtetit

“Pothuajse në të gjitha vendimet e saj qeveria Haradinaj ka degraduar ekonominë e shtetit, ka dëmtuar konkurrencën e lirë në treg, ka shkelur legjislacionin vendor dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe ka rrezikuar stabilitetin buxhetor të shtetit. Kjo qeveri ka marrë aq shumë vendime të dëmshme dhe skandaloze sa që deklarimi i kryeministrit se zgjohet në ora 6 për të marrë vendime për qytetarët më shumë se si zotim do të duhej të trajtohej si kërcënim për ekonominë dhe stabilitetin buxhetor të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, qeveria Haradinaj ka shkelë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe ka shkatërruar konkurrencën.

Bislimi: Qeveria ka shkelur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

“Përmes një kontrate të vetme me conter global, qeveria ka arritur të prodhojë disa skandale njëherit. Shkatërrimi i konkurrencës përmes garantimit të çmimit të subvencionuar në mënyrë selektive vetëm për një prodhues, shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit duke ofruar ndihmë shtetërore, dëmtim i pronës publike duke e vendosur KEK-un në një situatë të rrezikimit nga falimentimi, si dhe garantimin e shitjes së gjithë prodhimit me çmim më të lartë se ai aktual, duke rritur faturën e qytetarit në rreth 250 milionë euro për secilin vit në 20 vitet e ardhshme”, tha ai.

Për situatën ekonomike në vend dhe mënyrën e punës së qeverisë Haradinaj, ka folur edhe Edison Jakurti, drejtues i sekretariatit për formim ideopolitik brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka përmendur 53 milionë euro që i janë dhënë kompanisë Bechtel Enka, që sipas tij, me atë shumë do të mund të investohej në ngritje të mirëqenies së qytetarëve.

Jakurti: Qeveria vazhdon qasjen e vjetër neoliberale

“Në vend se t’i jepen 53 milionë euro Bechtel Enkes, qeveria do të mund të ndërtonte 10 çerdhe, 10 shkolla fillore, 10 të mesme dhe 10 qendra të mjekësisë familjare. Ose, do të mund të ndërtoheshin 20 kuzhina popullore , 20 shtëpi për mbrojtje të rasteve të dhunës në familje, 10 parqe dhe 10 qendra sociale. Pra kjo qeveri për të cilën 71.3 për qind e qytetarëve kanë vlerësim negativ, në bazë të raportit të fundit të IFMS nuk bënë diçka të tillë, ajo çfarë bënë ajo është vazhdimi i avazit dhe qasjes së vjetër neoliberale”, tha ai.

Në Vetëvendosje kanë thënë se kostoja e vazhdimit të kësaj qeverie është shumë e lartë, ndërkohë që kostoja oportune është shumë e çmuar për tu humbur.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, largimi i kësaj qeverie është minimumi i nevojshëm për ta kthyer Republikën në binare që qojnë drejt zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve.

VV: Për 14 muaj më shumë skandale se punë në Qeverinë Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje ka folur sot për 14 muaj të qeverisjes së Ramush Haradinajt.

Sipas tyre, përgjatë kësaj kohe ka pasur më shumë skandale se punë.

Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi u shpreh se qeveria e drejtuar nga kreu i AAK-së ka ndikuar në tenderime në projekte infrastrukturore.

"Qeveria ka degraduar ekonominë e shtetit, ka shkelur legjislacionin vendor dhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim. Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime për sektorin e ekonomisë, rezultati i tyre është shkatërrimi i konkurrencës, shkelje e marrëveshjes se MSA-së, dëmtim i pronës publike", tha ai.

Përmes një konference, ai ka thënë se vendimi i qeverisë për zhvendosjen e banorëve të Shipitullës është skandaloz.

“Skandaloz është vendimi i ministrisë së infrastrukturës për t'i paguar 50 milionë euro Bechtel Enkas, Qeveria Haradinaj për 400 dite ka qenë aktive në degradimin e performancës në agjenci te ndryshme. Qeveria ka marrë vendim arbitrar për rritje selektive te pagave, kjo e shkel ligjin", ka thënë ai.

Sipas partisë së drejtuar nga Albin Kurti, sa më shumë të ndalet kjo qeverisje- aq më e shkurtë do të jetë lista e skandaleve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test