Haradinaj tregon pse nuk po i shkarkon edhe ministrat me aktakuza - Bota Sot
Haradinaj tregon pse nuk po i shkarkon edhe ministrat me aktakuza

Aktuale

Haradinaj tregon pse nuk po i shkarkon edhe ministrat me aktakuza

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:02
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, e ka shkarkuar pasi dyshohet se ka kryer vepra penale gjatë kohës kur mban pozitë në Qeverinë e tij, ndërsa thotë se ministrat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza nuk i shkarkon pasi akuzohet për detyra tjera që kanë pasur.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se secilit që i ngrihet aktakuzë brenda pozicionit të tij si ministër, ai do të marrë masa.

Këto komente Haradinaj i ka bërë kur është pyetur se a po përdor standarde të dyfishta me rastin e shkarkimit të zëvendësministrit Cena, ndërkaq në Qeveri janë rreth pesë ministra me aktakuzë.

Ai shtoi se zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, qëndrimin e Amerikës për ushtrinë e ka bërë të ditur në Beograd.

“Ushtria është një proces i një peshe shumë të madhe, mirëpo ky proces është në drejtimin e duhur. Tash kemi shqetësimin e anëtarësimit në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test