Policia konfirmon rrahjen në të cilën dyshohet se është përfshirë vëllai i presidentit

Aktuale

Policia konfirmon rrahjen në të cilën dyshohet se është përfshirë vëllai i presidentit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:11
Policia e Kosoves

Policia e rajonit të Prishtinës konfirmon për një rrahje që ka ndodhur sot rreth mesditës e ku mediat kanë raportuar se është i përfshirë vëllau i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gani Thaçi.

“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lidhja e Pejës’  në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të  shtetit i cili po ashtu ka dalë  në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

Mediat kanë raportuar se vëllau i presidentit Gani Thaçi ka rrahur fizikisht dy persona brenda zyrës së Byrosë së Sigurime, drejtorin e BKS-së Blerim Pushkollin dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, sllovenin Gianni Sokoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat