Dhurata Hoxha flet për gjasat e liberalizimit të vizave, tregon nëse ndjen përgjegjësi në rast dështimi

Aktuale

Dhurata Hoxha flet për gjasat e liberalizimit të vizave, tregon nëse ndjen përgjegjësi në rast dështimi

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:17
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha po qëndron në Austri ku po zhvillon disa takime në përpjekjet për liberalizimin e vizave. Hoxha ka qenë ministrja me premtimet më të mëdha se liberalizimi do të ndodhë këtë vit, ndërsa thotë se institucionet e Kosovës i kanë kryer detyrat e veta.

Por, vetë ministrja dy ditë më parë paralajmëroi se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet.

“Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e veta, këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian me rekomandim pozitiv. Askush nuk mund të mohojë kontributin e institucioneve tona”, ka thënë ministrja Hoxha.

E pyetur nga mediat vendore nëse ndjen përgjegjësi në rast se liberalizimi i vizave për Kosovën dështon këtë vit, Hoxha e ka mohuar këtë.

“Institucionet tona kanë qenë përgjegjëse për përmbushjen e kritereve dhe ne kemi përmbushur kriteret. Jam krenare për punën që kanë bërë institucionet dhe Ministria e Integrimit. Vendimarrja është e mundur të kryhet këtë vit. Askush nuk mban përgjegjësi për vullnetin politik të shteteve anëtare sepse kjo nuk varet nga ne. Krejt çka është varur nga ne, është punë e kryer”, ka thënë Dhurata Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat