Trumpit i ofrohen shifra për shqiptarët që hyjnë ilegalisht në SHBA kah Meksika

Aktuale

Trumpit i ofrohen shifra për shqiptarët që hyjnë ilegalisht në SHBA kah Meksika

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:55
Trump ka deklaruar se në këtë kufi po hyjnë gjithnjë e më shumë refugjatë nga Lindja e Mesme.

Shifrat e Doganës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregojnë se në kufirin jugor me Meksikën janë kapur një numër shumë i lartë i emigrantëve nga Shqipëria, përafërsisht njëjtën sa numri i emigrantëve të kapur nga vendet e Lindjes së Mesme.

Siç shkruan mediumi amerikan CBS, vetëm gjatë vitit 2017 në kufirin SHBA-Meksikë janë kapur 49 shqiptarë, edhe pse presidenti Donald Trump ka deklaruar se në këtë kufi po hyjnë gjithnjë e më shumë refugjatë nga Lindja e Mesme.

Ndërsa përgjatë vitit 2017 nga Lindja e Mesme janë kapur gjithsejtë 51 emigrantë. Nga Afganistani janë kapur vetëm 14 persona, 6 nga Egjipti, 1 nga Iraku, 10 nga Jordania, 1 nga Libani, 14 nga Arabia Saudite dhe 6 nga Siria.

Ndërsa në vitin 2016- shifra e shqiptarëve të kapur në kufi me Amerikën kishte shkuar në 107. Numri rekord i shqiptarëve ilegalë të kapur në kufirin midis këtyre dy shteteve është regjistruar në vitin 2014-të, kur janë ndaluar 302 emigrantë.

Vitin e kaluar janë ndaluar 38 shtetas të Egjiptit, Irakut, Jordanisë, Libanit, Arabisë Saudite dhe Sirisë.

Në muajt e fundit janë goditur disa grupe në Shqipëri që organizonin trafikun e njerëzve drejt SHBA-së duke përdorur kufirin me Meksikën. Shqiptarët paguajnë shifra të konsiderueshme për të siguruar kalimin ilegal për në tokën amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat