Bashkësia Islame e Kosovës zgjedh të shtunën myftiun e ri - Bota Sot
Bashkësia Islame e Kosovës zgjedh të shtunën myftiun e ri

Aktuale

Bashkësia Islame e Kosovës zgjedh të shtunën myftiun e ri

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:01
Prishtinë

Të shtunën do të zgjidhet kryetari i ri i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Procesi i zgjedhjes së myftiut të ri do të fillojë në ora 9:00.

Kandidaturat zyrtare për këtë pozitë nuk janë bërë publike. Por, Radio Evropa e Lirë merr vesh se kandidatë janë myftiu i deritanishëm, Naim Tërnava, dhe zëvendësi i tij, Reshat Mexhiti.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Reshat Mexhiti, i cili aktualisht është imam në xhaminë Bajrakli në Prizren, tha shkurt se nuk mund të flasë për këtë çështje.

“Nesër janë zgjedhjet dhe në respekt të qetësisë dhe heshtjes nuk komunikojmë. Mund t’i pyesësh ata të komisionit zgjedhor”, tha imami Mexhiti.

Në Bashkësinë Islame të Kosovës thanë se tashmë dihen dy kandidatë për myfti të Kosovës, mirëpo nuk i përmendën emrat, duke thënë se do të dëmtohej procesi zgjedhor.

Për të dy këta kandidatë, do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Naim Tërnava është myfti i Kosovës që 13 vjet dhe ka përfunduar mandatin e tretë në krye të institucionit më të lartë të besimit islam në Kosovë.

Rikandidimi për herë të katërt për këtë pozitë ka ngritur edhe disa dilema dhe njohës të islamit në Kosovë kanë thënë se Tërnava po e shkel Kushtetutën e BIK-ut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...