Haradinaj uron xhudistet e Kosovës

Aktuale

Haradinaj uron xhudistet e Kosovës

Nga: D.RR Më: 27 tetor 2018 Në ora: 18:08
Nora Gjakova

Kryeministri, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar xhudistet nga Kosova për pjesëmarrje në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi.

Haradinaj  ka thënë se Majlinda, Distria dhe Nora i dhanë sërish ngjyra flamurit të Kosovës.

“Majlinda, Distria dhe Nora i dhanë sërish ngjyra flamurit të Kosovës në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Vajzat tona të arta korrën një tjetër sukses duke arritur në finale dhe duke fituar medalje të argjendta në këtë garë ndërkombëtare. Krenarë me ju, me talentin dhe përkushtimin tuaj, që Kosovës po i jep emër në botë. Urime!”, ka shkruar Haradinaj, përcjell "Bota sot". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat