19 vjeçari Çlirim Maloku, ka njoftuar se është kthyer në shtëpi, pas incidentit që kishte në Novi Sad të Serbisë, pasi ai së bashku me shokun e tij, Brendon Gigollaj, kishin qenë viktima të rrahjes nga serbët atje.
“Pasi u përmirësova me shëndet dhe arrita të kthehem në vendin tim sot kaluam disa momente të lumtura me miqt e mi. Falenderoj shum familjen, miqt dhe gjith shqiptart kudo në bot per perkrahjen e tyre dhe falenderoj zotin qe shendeti im esht mir”, ka shkruar 19-vjeçari, përcjell “Bota sot”.